“Rruga si vjen kokaina”/ Artan Hoxha nxjerr detajet: Si u përdorën polumbarët për trafik droge

Shqipëria

“Rruga si vjen kokaina”/ Artan Hoxha nxjerr detajet: Si u përdorën polumbarët për trafik droge

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 13:53
Artan Hoxha

Saimir Kushova, polumbari nga Saranda që u arrestua e më pas u lirua drejt garancisë pasurore për mbytjen e një turisteje angleze 29-vjeçare, është arrestuar në Norvegji, në një port në veri të vendit. Sipas gazetarit Artan Hoxha, Kushova dyshohet se, së bashku me një grup prej 6 shqiptarësh, është i përfshirë në një operacion për ngarkimin e rreth 150 kilogramëve kokainë, e cila ishte fshehur në pjesën e fundme të një anijeje.

Kjo metodë, e njohur si “pastrami i parazitëve,” u përdor për të transportuar drogën që kishte ardhur nga Brazili. Për realizimin e këtij operacioni, Kushova dhe një 33-vjeçare kishin investuar rreth 35 mijë korona në blerjen e pajisjeve dhe veshjeve të zhytjes, të cilat ishin të nevojshme për t’u përballuar me temperaturat e ulëta të ujërave.

“Kjo është një ngjarje që shfaq një problematikë tjetër. Në 19 shtator 2022, gjatë një ekspedite polumbarësh në gjirin e Sarandës, Saimir Kushova dhe miqtë e tij kishin ngritur një zyrë dhe organizonin guida. Atë ditë humbi një turiste, dhe Saimir Kushova u arrestua. Ai është një 47-vjeçar që ka një karrierë në radhët e strukturave shtetërore dhe është një polumbar profesionist. Është një njeri i trajnuar për atë punë. Policia në atë kohë e arrestoi dhe gjykata e liroi kundrejt një garancie pasurore prej 15 milionë lekësh të vjetra, duke e detyruar të shfaqej çdo të hënë për verifikim. Pas 47 ditësh, ai u zhduk dhe nuk ishte në Shqipëri. Nga shtatori 2022, kur ndodhi ngjarja, ai u kap në 13 ose 14 prill 2023. Këtë herë u kap në një port në veri të Norvegjisë, me 6 persona shqiptarë, pasi kishin nxjerrë nga një anije një sasi prej 150 kg kokainë.

Në atë kohë u tha se u kapën 6 polumbarë, por ishin ata 6 miq të tij; operacioni kishte qenë në monitorim dhe ata u kapën. Saimir Kushova kishte qenë bashkë me një shtetase shqiptare, 33 vjeçare; këta dy ishin polumbarët, të tjerët jo. Ata ishin thirrur nga Shqipëria për një metodë që njihet si “pastrami i parazitëve”. Në trupat e anijeve vendoset lëndë narkotike nën ujë dhe zakonisht është e vështirë për ta zbuluar. Ajo vendoset ose me pajisje me magnet ose në zgavra. Droga që kishte ardhur nga Brazili ishte vendosur atje dhe u duheshin polumbarë sepse ujërat e detit ishin shumë të ftohta. Grupi i Saimir Kushovës shkoi në një market dhe bleu pajisje për zhytje norvegjeze, pastaj shkoi natën në anije, u fut në thellësi 9 metra, mori 150 kg dhe i zbarkoi jashtë anijes. Në momentin e ngarkesës, ata u futën në një autoveturë, por policia ndërhyri dhe bëri arrestimin e tyre. Gjatë hetimit, doli se ata kishin qenë në Francë, në Spanjë, dhe dyshimet janë se janë përdorur për të njëjtën gjë.”

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat