Një imam turk në krye të xhamisë së re? Vizitës që Erdogan i paraprin zgjedhja e Enes Basturit në krye të Namazgjasë

Shqipëria

Një imam turk në krye të xhamisë së re? Vizitës që Erdogan i paraprin zgjedhja e Enes Basturit në krye të Namazgjasë

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 15:16
Xhamia

Xhamia e Namazgjasë në Tiranë tanimë ka një drejtues dhe ai nuk është një hoxhë shqiptarë, por një imam turk. Ministria e Çështjeve Fetare në Turqi ka caktuar Imamin e Xhamisë së Namazgjasë.

Ka qenë vetë Imami turk Enes Bastur i cili ka bërë me dije këtë lajm. Përmes një reagimi në rrjetet sociale ai ka njoftuar se i është besuar drejtimi Xhamisë Qendrore Namazgja në Tiranë.

“Të dashur miq me udhëzimet e Drejtorisë tonë të çështjeve Fetare më caktuan te faltorja e madhe e Xhamisë qendrore Namazgja në Tiranë”, shkruan ai.

Pavarësisht se ai thotë se është emëruar imam i Xhamisë së Namazgjasë, deri më tani nuk ka një reagim zyrtar. Madje Imami Enes Bashtur e ka fshire nga rrjetet e tij sociale këkë njoftim. Të pyetur nga Top Channel, zyra e shtypit e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë tha se nuk kanë asnjë qëndrim zyrtar për këtë lajm, dhe se emërimet në krye të xhamive nuk i bëjnë institucionet fetare të shteteve të huaja, por institucionet fetare shqiptarë.

Edhe imamë të tjerë nuk pranuan të prononcohen duke u përgjigjur shkurt që nuk ka asgjë zyrtare.
Ky lajm i paraprin vizitës ditën e enjte në vendin tonë të presidentit turk Rexhep Taip Erdogan. Burime zyrtare bëjnë të ditur se Erdogan do të mbajë një konferencë me kryeministrin Rama dhe gjithashtu do të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat