I dha post Mark Markut? Reagon Rama: Lajm i rremë, të tilla ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra

Shqipëria

I dha post Mark Markut? Reagon Rama: Lajm i rremë, të tilla ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 18:35
Rama, Mark Marku

Kryeministri I Shqipërisë, Edi Rama e ka cilësuar “të rremë”  një informacion të publikuar në media, i cili theksonte se ai do të vendosë pedagogun e njohur Mark Marku, në krye të reformës për transparencën e institucioneve ndaj qytetarëve dhe medias.

Kreu i qeverisë shprehet përmes një statusi në platformën ‘X’ se përgënjeshtrimin e lajmit e bën vetëm në respekt, që vetë pedagogu Mark, ka shkuar qytetarisht në Podkastin e tij “Flasim”.

“LAJM I RREMË. Sigurisht të tilla rrena ka përditë me shumicë në kanalet pa filtra e as higjenë minimale që informojnë shqiptarët, por e bëj këtë përgënjeshtrim vetëm në respekt të faktit që zoti Mark Marku ka ardhur qytetarisht në Podkastin FLASIM dhe më takon t’ia kthej respektin, si njeri me të cilin s’kemi as të njëjtat bindje politike, as varësira të asnjë natyre në punët tona”, shkruan Rama. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat