Programi i praktikave të punës/ Rama: Administrata publike ka arritur të prodhojë një rezultat që për mua ka qenë befasues

Shqipëria

Programi i praktikave të punës/ Rama: Administrata publike ka arritur të prodhojë një rezultat që për mua ka qenë befasues

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 18:57
Edi Rama

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ishte i pranishëm në Programin Kombëtar të Praktikave të Punës, ku u takuam me të rinjtë.

Ky program prej 9 vitesh mundëson integrimin e të rinjve në eksperienca pune, në ndërveprim me profesionistë karriere pranë administratës publike.

Gjatë fjalës së tij, Rama tha se me punën e kryer është befasuar nga puna që kanë kryer ekspertët e administratës publikë, sidomos në procesin screening  me Bashkimin Evropian.

“Më ka ndryshuar në mënyrë shumë serioze nivelin e vlerësimit tim personal për administratën tonë publike. Në procesin e diagnostikimi të Shqipërisë, apo siç quhet screening me BE, një skuadër goxha e madhe në numër, ka arritur të prodhojë një rezultat që për mua ka qenë befasues. Është bërë një punë serioze, e vështirë, padiskutim jo e mjaftueshëm për të thënë një punë e kryer, për të transformuar administratën publike dhe për ti dhënë asaj një forcë aftësish dhe një mundësi për të shprehur aftësitë e tyre. Administrata jonë publike nuk ka pasur as mundësitë për t’u ndjejë i motivuar për t’u shprehur. Ligji për administratën publike, i cili ka konsoliduar  pozicionet e nëpunësve civil ka hyrë në fuqi në fillimin e mandatit tonë të parë”, tha ai.

Ai theksoi se për t’u bërë pjesë e administratës nuk të duhet të kesh mik, por kjo bazohet tek aftësitë dhe kualifikimet personale të gjithsecilit.

“Kanë hyrë mbi 5000 si ju, ka shumë të pavërteta në një fakt që konsiderohet i mirëqenë, që të hyshë në administratë duhet të nga Dibra si Ulsiu, ose të jetë patjetër i PS, kushëri i atij e me radhë. Në kryeministri kam takuar personalisht një numër të caktuar të atyre si ju më parë, që hynë në praktikën e punës dhe që pastaj hynë në punë dhe ajo që kam dëgjuar prej tyre, që ne as nuk e besonim se do fitonim konkursin”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat