Aksident i trefishtë në Berat, përfundon në spital një person

Shqipëria

Aksident i trefishtë në Berat, përfundon në spital një person

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 19:51
Pamje nga aksidenti

Një aksident i trefishtë ka ndodhur pasditen e sotme në qytetin e Beratit, në rrugën Antipatrea.

Raportohet se një automjet tip Opel me targa të huaja ka goditur një tjetër makinë tip Volkswagen, e cila ndodhej në semafor.

Nga goditja e fortë është dëmtuar jo vetëm mjeti Volkswagen, por edhe një makinë tjetër tip Mercedes-Benz që ndodhej para.

Si pasojë e këtij aksidenti, një nga pasagjerët që ndodheshin në makinën tip Opel është dërguar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal Berat pasi mësohet se ka marrë plagë të lehta në trup.

Sakaq, në vendngjarje kanë mbërritur efektivët e policisë rrugore të cilët po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat