Priten reshje shiu në Shkodër dhe Lezhë, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron qytetarët për…

Shqipëria

Priten reshje shiu në Shkodër dhe Lezhë, Agjencia e Mbrojtjes Civile paralajmëron qytetarët për…

Më: 8 tetor 2024 Në ora: 20:35
Foto ilustrim

Në orët në vijim, Shërbimi Meteorologjik Ushtarak dhe Instituti i Gjeoshkencave, IGEO, parashikojnë reshje me intensitet mesatar në qarqet Shkodër dhe Lezhë.

Ministria e Mbrojtjes, në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, ka njoftuar se po koordinon me autoritetet vendore për të marrë masat e nevojshme në rast emergjence.

Autoritetet po ashtu u bëjnë thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes të shtuar dhe të bashkëpunojnë për çdo rast nevoje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat