Arrestohet 20-vjeçari në Lezhë që lëvizte i armatosur

Shqipëria

Arrestohet 20-vjeçari në Lezhë që lëvizte i armatosur

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 12:42
Foto ilustrim

Një 20-vjeçar në Lezhë është arrestuar pasi dyshohet se lëvizte i armatosur.

Sipas njoftimit të Policisë së Shqipërisë ai ka kundërshtuar kontrollin rutinë nga policia dhe më pas i është gjetur një armë zjarri me municion luftarak.

“Forca e Posaçme “Shqiponja” i ka bërë shenjë ndalimi, në rrugën “Kosova”, automjetit me të cilin lëvizte 20-vjeçari, me qëllim kryerjen e kontrolleve. Ky shtetas ka kundërshtuar për kryerjen e kontrollit fizik, punonjësit e Policisë, të cilët i gjetën 1 armë zjarri pistoletë me municion luftarak”.

“Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës, për hetime të mëtejshme, për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, thuhet në njoftimin e policisë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat