GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes! Fatmir Mediu: Asnjëherë demontimi nuk ka qenë me fitim, do zgjaste akoma dhe sot nëse…

Shqipëria

GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes! Fatmir Mediu: Asnjëherë demontimi nuk ka qenë me fitim, do zgjaste akoma dhe sot nëse…

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 12:48
Fatmir Mediu

GJKKO rrëzoi kërkesën e ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu për kryerjen e një riekspertimi pjesor për kostot e dëmit ekonomiko-financiar të demontimit në fabrikën e Poliçanit.

Seanca ka përfunduar rreth orës 12:30 minuta teksa seanca e radhës u la më 17 tetor, ora 13:00.

Ndërkohë në një deklaratë për mediat, ish-ministri Fatmir Mediu tha se “ky është një akt ekspertimi i pavlerë”.

“Ky akt ekspertimi është nul për faktin se vetë ekspertët kanë deklaruar që nuk kanë qenë ekspertë, por janë cuar për të ndihmuar prokurorinë. Kjo u justifikua me faktin që këta janë ekspertë me dije shkencore. Por u provua që nuk kanë asnjë dëshmi që të jenë me dije shkencore. Nuk kanë asgjë në njohjen e tyre profesionale me procesin e demonetimit. Ajo që është me e rëndë është se nuk kanë vlerësuar asnjë proces demontimi”, tha Mediu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat