Erdogan në Tiranë, zbardhet agjenda e presidentit turk në kryeqytetin shqiptar

Shqipëria

Erdogan në Tiranë, zbardhet agjenda e presidentit turk në kryeqytetin shqiptar

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 15:16
Erdogan

Zbardhet agjenda e presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan, i cili të enjten e 10 tetorit, do të zhvillojë një vizitë në Tiranë.

Pas mbërritjes në kryeqytetin shqiptar, më 11:30 do të nisë ceremonia e pritjes, ku Erdogan do të pritet nga kryeministri Edi Rama.

Më pas, të dy liderët do të zhvillojnë një takim kokë më kokë.

Në 12:40 – 13:40, do të mbahet mbledhja e keshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë, e cila do të pasohet me ceremoninë e firmosjes së marrëveshjeve.

Konferenca e përbashkët mes Erdogan dhe Ramës do të zhvillohet në orën 14:30 dhe do të zgjasë 30 minuta.

Vizita e Erdogan do të përfundojë me inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat