“Erdoganin e kam mik të vjetër”, rrëfimi i rrallë i Sinan Idrizit, tregon çfarë i ka thënë Presidenti turk për shqiptarët

Shqipëria

“Erdoganin e kam mik të vjetër”, rrëfimi i rrallë i Sinan Idrizit, tregon çfarë i ka thënë Presidenti turk për shqiptarët

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 17:59
Sinan Idrizi

Sipërmarrësi Sinan Idrizi, i ftuar në “Shqipëria Live” foli për mikun e tij të vjetër, presidentin turk Recep Tayyip Erdogan.

Erdogan pritet të vijë në Shqipëri ditën e nesërmve, për inaugurimin e xhamisë së Namazgjas, ku gjithashtu do të takohet me Presidentin Bajram Begaj dhe Kryeministrin Edi Rama.

“Unë e kam mik, kam një miqësi të vjetër për 25-30 vitesh dhe kaq, nuk kam lidhje me asgjë institucionale që ndodh mes dy vendeve”, tha Sinaj.

Si zbuloi se çfarë mendimi ka miku i tij, Erdogan, për Shqipërinë, ndërsa tregon se nesër mund të takohen së bashku nëse do Presidenti “do të ketë kohë nga agjenda”.

“Për shqiptarët në përgjithësi, ka atë mentalitetin që janë njerëz të besës dhe të fjalës. Familjarisht mendojnë që shqiptarët janë njerëz të rrallë të besës që kanë ngelur në këtë botë”, tregon biznesmeni.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat