Protesta te Berisha, Spaho: Qeveria ka uzurpuar të gjitha pushtetet, qeveria teknike është zgjedhja e vetme

Shqipëria

Protesta te Berisha, Spaho: Qeveria ka uzurpuar të gjitha pushtetet, qeveria teknike është zgjedhja e vetme

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 19:59
Sali Berisha

Deputeti i PD, Mond Spaho i cili ishte pjesë e protestës kundër arrestimit politik të liderit të opozitës është shprehur se pushteti ka uzurpuar të gjitha pushtete dhe sot tentoi të kapë dhe komisionin hetimor të ngritur nga opozita.

Spaho ka theksuar se e vetmja zgjidhej për të dalë nga kjo situatë e rëndë është krijimi i një qeverie teknike.

"I marrin të gjitha pushtetet dhe duan të hetojnë dhe në emër të opozitës. Një komision i ngritur nga opozita për një hetim ku janë shpërdoruar 200 milionë euro kërkojnë ta kontrollojnë.

Komisioni hetimor u përbë sot me 2 përfaqësues të opozitës, nuk ndodh në asnjë vend të botës që tre deputet të mazhorancës përjashtojnë 24 të tjerë.

Demokracia kë rënë në Shqipëri dhe jo më kot kërkohet qeveria teknike, pasi është e vetmja zgjidhej për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në 10 vite kemi parë masakra elektorale të zhvilluar nga Rama por të manipuluar vullnetin e shqiptarëve.", u shpreh Edmond Spaho.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat