Erdogan në Tiranë për Namasgjanë, Pelari: Një libër nuk gjykohet nga kopertinat. Turqia, investitor real në Shqipëri

Shqipëria

Erdogan në Tiranë për Namasgjanë, Pelari: Një libër nuk gjykohet nga kopertinat. Turqia, investitor real në Shqipëri

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 21:30
Enklid Pelari

Teologu Enklid Pelari, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” komentoi vizitën e nesërme të Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan në vendin tonë, ku së bashku me kryeministrin Edi Rama pritet të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namasgjasë në Tiranë.

“Një libër nuk gjykohet nga kopertinat, kështu që më duket se këtë rastin e Turqisë po e gjykojmë nga fusnotat, çka do të thotë se marrëdhënia me Turqinë janë enciklopedi. Hapja e Xhamisë ka pjesën e vet, mos të harrojmë se Turqia është një investitor real në Shqipëri.

Tre miliardë dollarë të investuar në të gjitha fushat, dhe është prezent edhe në rastin e pandemisë apo të tërmetit.

Për të ardhur tek Xhamia, thirrja është bërë që në vitin 1992 dhe në vitin 1994 paratë kanë qenë gati.

Marrëveshjet me qeveritë shqiptare kanë qenë për shkakun se ato kanë dashur ta ndërtojnë vetë", u shpreh teologu Enklid Pelari.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat