Nënkryetari KMSH-së, Luli: Xhamia e Namasgjasë si nevojë për besimtarët. Faljet do vijojnë në shesh. Ja pse s'do jetë në ceremoni Bujar Spahiu

Shqipëria

Nënkryetari KMSH-së, Luli: Xhamia e Namasgjasë si nevojë për besimtarët. Faljet do vijojnë në shesh. Ja pse s'do jetë në ceremoni Bujar Spahiu

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 21:43
Lauren Luli

Nënkryetari Komunitetit Musliman Shqiptar, Lauren Luli, i ftuar në emisionin “Ora e Betit” në “Ora News” komentoi inaugurimin e xhamisë së Namasgjasë në Tiranë.

Ceremonia që do të realizohet në pjesëmarrjen e Presidentit të Turqisë Rexhep Taip Erdogan.

Luli theksoi se kjo xhami vjen pas një kohe relativisht e gjatë dhe si nevojë e për besimtarët muslimanë.

Ai tha se pavarësisht ndërtimit, në festat e Bajramit falja doi të vijojë në sheshin e kryeqytetit.

Po ashtu, Luli theksoi se kjo xhami do të shërbejë edhe si qendër multifunksionale.

“U zgjodh partneri turk, pra shteti turk. Tanimë vijmë pas një kohe të gjatë, pas thuajse 10 vitesh dhe besimtarët do të gëzohen sepse do shikojnë që një ëndërr e gjyshërve tanë. Dhe besimtarët jo vetëm të Tiranës, i gëzohen një objekti të tillë.

Bajramet kanë simbolikën e tyre të cilat nuk mund t’i prekë asnjë objekt i kultit edhe pse i një natyre të tillë.

Ai është një objekt që në kapacitetin e tij rreth 5 mijë persona mund të falen aty, dhe në rastet e Bajrameve pjesëmarrja është shumë herë më e madhe dhe natyrisht që kjo nuk mund të ndodhë aty.

Kështu që simbolika e Bajrameve nuk preket.

Kjo është konceptuar si një qendër multi-funksionale. Pra, Xhamia e Namasgjasë nuk është thjesht një xhami. Por ka një qendër kulturore poshtë, ambientet e parkingut, sallat e konferencave.

Në bisedimet që kemi pasur me partnerët u pa e udhës që të kemi një qendër me një vëmendje  të tillë dhe kapacitetet e saj janë ndryshe, pasi në rajon nuk kemi një objekt të përmasave të tilla.

Dhe ndaj u pa e udhës që kjo xhami të ketë dhe një bird menaxhues të përbashkët. Nuk ka qenë propozim as i palës që ka bërë ndërtimin, por ka pasur një koordinim mes të gjitha palëve dhe në krye do të vihej Myftiu i Tiranës.

Ndaj nesër është vendosur që të jetë Myftiu i Tiranës si përfaqësues i Komunitetit Musliman Shqiptar, meqë është dhe kryetar i Bordit”, u shpreh ndër të tjera Nënkryetari Komunitetit Musliman Shqiptar, Lauren Luli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat