Makina përplas 70-vjeçarin dhe largohet, i moshuari përfundon në spital

Shqipëria

Makina përplas 70-vjeçarin dhe largohet, i moshuari përfundon në spital

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 21:54
Foto ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Lushnje, ku një i moshuar rreth të 70-tave është përplasur nga një mjet në afërsi të rrethrrotullimit të Savrës.

Sipas informacioneve, i moshuari ishte duke ecur në këmbë drejt Lushnjes kur u godit nga mjeti, i cili më pas u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas aksidentit, i moshuari është dërguar në spitalin e Lushnjes, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Policia e Lushnjes ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur punën për identifikimin e mjetit të larguar dhe drejtuesit të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat