Frika nga Opozita apo vizita e Erdogan në Tiranë? Kuvendi anulon seancën plenare

Shqipëria

Frika nga Opozita apo vizita e Erdogan në Tiranë? Kuvendi anulon seancën plenare

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 22:15
Rama, Erdogan

Kuvendi anulon seancën plenare! Burime bëjnë me dije se zyra e shtypi e kryeparlamentares Spiropali ka njoftuar shtyrjen e seancës për ditë tjetër, teksa ka vënë në dijeni edhe grupet parlamentare.

Vendimi për ditën e nesërme vkjen ne nje kohe qe ishte paralajmëruar edhe aksioni i radhës i PD-së në parlament me deputetët që po tentonin sërish kaosin si dy seancat e shkuara. 

Ndërkaq po nesër Tiranën do e vizitojë presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan, i cili pritet të inaugurojë edhe xhaminë e Namazgjasë, godinë që ndodhet vetëm pak nga ajo e parlamentit shqiptare.

Zyrtarisht nuk dihet nëse kjo ka qenë arsyeja e anulimit të zhvillimit të seancës plenare, apo frika nga aksioni politik i opozitës.

Kuvendi me një njoftim zyrtar lidhur me anulimin e kësaj seance, nuk ka dhene arsye per kete vendim, ndërkohë disa prej deputetëve të mazhorancës, së bashku me kryeministrin dhe ministrat do të jenë në pritjen e presidentit turk Erdogan. 

NJOFTIMI I KUVENDIT

Të nderuar kolegë,

Ju njoftojmë se seanca plenare e Kuvendit të Shqipërisë, e planifikuar për ditën e enjte, datë 10 tetor, është anulluar dhe do të zhvillohet në datën 17 tetor, me rend dite të përbashkët, sipas kalendarit të punimeve të Kuvendit.
(Bashkangjitur Urdhër nr. 71, datë 09.10.2024, i Kryetares së Kuvendit, znj. Elisa Spiropali.)

Faleminderit!

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat