U dhunua rëndë për një gjobë, kush është polici bashkiak i Vlorës që përfundoi në spitali

Shqipëria

U dhunua rëndë për një gjobë, kush është polici bashkiak i Vlorës që përfundoi në spitali

Më: 9 tetor 2024 Në ora: 22:24
Bruno Jazaj

Personi në foto është polici bashkiak i Vlorës, Bruno Jazaj, i cili u dhunua barbarisht ditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake Jazaj ka marrë lëndime serioze duke u dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavionin e kirurgjisë.

Dyshohet se ai është dhunuar për shkak se ka vendosur gjobë në furgonat e linjës që bëjnë rrugën e fshatrave.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar. Deri në një njoftim nga blutë e Vlorës informacioni ende paraprak. Polici ka marre plagë në kokë dhe në hundë, pasi ka marrë mjekim ka dalë nga spitali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat