Gazetari Hoxha: Xhamia e Namazgjasë, arsyeja kryesore e vizitës së Erdoganit nëser në Shqipëri

Shqipëria

Gazetari Hoxha: Xhamia e Namazgjasë, arsyeja kryesore e vizitës së Erdoganit nëser në Shqipëri

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 00:35
Ardit Hoxha

Gazetari nga Shqipëria, Ardit Hoxha, ka folur për vizitën e presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, që do ta bëjë nesër në Tiranë.

Sipas Hoxhës, në fokus të kësaj vizite pritet të jetë inaugurimi i Xhamisë së Namazgjasë, ku siç tha ai, është një nga më të mëdhat në Ballkan.

“Ndërtimi i saj ka nisur që nga viti 2015, por nisja është zvarritur për shkak të përplasjeve të forta që kanë qenë në Shqipëri mes drejtuesve të komunitetit mysliman të Shqipërisë dhe financuesve të xhamisë, që në këtë rast është komuniteti mysliman i Turqisë, apo Qeveria e Turqisë, përmes agjencive të ndryshme”.

“Nga ajo që është bërë e ditur deri në këto momente, agjenda zyrtare paraprinë që Erdogani, bashkë me gjithë trupën që e shoqëron atë në vizitat jashtë vendit, do të mbërrij në Tiranë rreth orës 11:30, më pas do të ketë takim bilateral me kryeministrin Edi Rama, më pas do të ketë takim mes Këshillit të Bashkëpunimit Shqipëri – Turqi. Pas këtij takimi do të firmosen tri marrëveshje mes Shqipërisë dhe Turqisë, që është edhe arsyeja zyrtare”, tha Hoxha.

Më tej, Hoxha tha se marrëveshjet që pritet të nënshkruhen nesër kanë të bëjnë me fushat e arsimit, bujqësisë dhe agjencisë së informacionit për mediat, teksa inaugurimi i xhamisë pritet të bëhet rreth orës 17:00.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat