Koçiu takim me ministrin e Shëndetësisë të Italisë: Do rrisim bashkëpunimin, vendi fqinj mbështetës i reformave tona

Shqipëria

Koçiu takim me ministrin e Shëndetësisë të Italisë: Do rrisim bashkëpunimin, vendi fqinj mbështetës i reformave tona

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 11:16
Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë e Shqipërisë Albana Koçiu ka zhvilluar një takim me homologun e saj italian, Orazio Schillaci.

Koçiu tha se me Italinë do të bashlkëpunohet në fushën e shëndëtësisë, duke shtuar se vendi fqinj ka ndihmuar Shqipërinë në përmirësimin e sistemit të saj shëndetësor.

“Kënaqësi takimi me Ministrin e Shëndetësisë të Italisë, z. Orazio Schillaci, me të cilin konfirmuam angazhimin për të intensifikuar dhe rritur bashkëpunimin në fushën e shëndetësisë mes Shqipërisë dhe Italisë 🇦🇱🤝🇮🇹

Në fokus të diskutimeve tona ishin politikat dhe menaxhimi i shëndetit publik, mbulimi shëndetësor universal dhe menaxhimi i strukturave spitalore 🏥

Mirënjohës Italisë për mbështetjen e pakursyer dhe kontributin në rrugëtimin tonë drejt integrimit evropian”, shkruan Koçiu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat