Presidenti turk del nga Presidenca, mbërrin në kryeministri. Takohet me Ramën

Shqipëria

Presidenti turk del nga Presidenca, mbërrin në kryeministri. Takohet me Ramën

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 12:26
Foto nga takimi

Presidenti i Turqisë, Rexhep Tajip Erdogan ndodhet në Kryeministri, ku u prit nga kreu i qeverisë, Edi Rama.

Erdogan dhe Rama do të zhvillojnë një takim kokë më kokë. Më pas, të dy liderët do të kenë një deklaratë të përbashkët për shtyp.

Kreu i Shtetit turk do të marrë pjesë personalisht edhe në inagurimin e Xhamisë së Namazgjasë, për të cilën ka patur një kundërshtim për shkak të akuzës së tij për drejtuesit e Komunitetit Mysliman Shqiptar, të cilët Turqia i sheh të lidhur me lëvizjen gyleniste.

Për të garantuar sigurinë dhe mbarëvajtjen e vizitës së Erdogan, policia e kryeqytetit ka marrë disa masa dhe do të bllokojë disa rrugë në orarin e mbërritjes dhe takimeve të tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat