Plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

Shqipëria

Plagosi me thikë fqinjin, arrestohet 49-vjeçari në Pogradec

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 12:31
Policia

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, pas njoftimit të marrë se në lagjen nr. 4 Pogradec, pas mesnate, po ndodhte një konflikt ndërmjet dy shtetasve, kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të parandaluar përshkallëzimin e konfliktit. Si rezultat i veprimeve të shpejta, është kapur në flagrancë dhe është arrestuar shtetasi:

Ilir Topçiu, 49 vjeç, banues në Pogradec, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”. Ky shtetas ka precedent të mëparshëm, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosja e lehtë me dashje”.

Shtetasi I. T. dyshohet se gjatë një konfliktit të çastit për motive të dobëta, me shtetasin Olgert Vesho, 37 vjeç, banues në Pogradec, e ka plagosur atë, me mjet prerës (thikë). 37-vjeçari po merr mjekim në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe është jashtë rRezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat