Vrasja e 24-vjeçares në Itali/ Familja e autorit të krimit merret në mbrojtje! Prindërit e tij: Fëmijët i kemi marrë ne

Shqipëria

Vrasja e 24-vjeçares në Itali/ Familja e autorit të krimit merret në mbrojtje! Prindërit e tij: Fëmijët i kemi marrë ne

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 13:09
Evis Ahmeti

Në emisionin Me zemër të hapur të moderatores Evis Ahmeti në News 24 u trajtua rasti i vrasjes së Eleonora Toçit në Itali nga bashkëshorti i saj, Lulzim Toçi.

Familja e autorit të krimit është marrë në mbrojtje nga policia, për shkak të frikës nga hakmarrja. Prindërit e autorit Lulzim Toçi thanë në emision se djali i tyre vuante nga depresioni dhe kishte një vit që merrte ilaçe. Sipas tyre, Lulzim Toçi ndryshoi sjellje dhe u bë agresiv, në momentin që mjekët ia kanë ndryshuar ilaçet.

Prindërit e Lulzim Toçit: Ne i kemi kërkuar që të rrijnë në Dibër, por vendosën që të ikin. Menjëherë sapo ka ndodhur ngjarja, ka shkuar në vendngjarje vëllai tjetër i autorit. Policia na ka marrë në mbrojtje.

Djali kishte 1 vit që kurohej me ilaçe dhe ia kanë ndryshuar medikamentet. Në momentin që ka pirë ilaçet që ia kanë ndryshuar, ka bërë krimin. Diagnozën e djalit nuk e dimë, e përcaktojnë mjekët. Djali dhe vajza janë njohur me mblesëri. Fëmijët nuk ia kemi lënë shtetit, por i kemi marrë ne. Lulzimi kishte 7-8 vite që rrinte në Itali.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat