Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 2 të arrestuarit për protestën e 7 tetorit. Gjykata caktoi masën e Arrestit shtëpiak për Xhevahir Rrushin dhe Gentian Tugen.
Ata u arrestuan pas protestës me mosbindje civile të 7 tetorit.
Prokuroria kishte kërkuar arrest shtëpie për ta. Ndërkohë gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë.
Në sallën e gjyqit ishin edhe deputetët opozitarë Petrit Doda dhe Qani Xhani.