Gjykata e Tiranës liron nga qelia dy të arrestuarit për protestën e 7 tetorit

Shqipëria

Gjykata e Tiranës liron nga qelia dy të arrestuarit për protestën e 7 tetorit

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 13:48
Foto ilustrim

Gjykata e Tiranës ka liruar nga qelia 2 të arrestuarit për protestën e 7 tetorit. Gjykata caktoi masën e Arrestit shtëpiak për Xhevahir Rrushin dhe Gentian Tugen.

Ata u arrestuan pas protestës me mosbindje civile të 7 tetorit.

Prokuroria kishte kërkuar arrest shtëpie për ta. Ndërkohë gjykata e pranoi kërkesën e prokurorisë.

Në sallën e gjyqit ishin edhe deputetët opozitarë Petrit Doda dhe Qani Xhani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat