“Shqipëria është e pagoditshme”/ Rama zbulon dhuratën nga Turqia: Do marrim dronë kamikazë, mos të shqetësohet askush…

Shqipëria

“Shqipëria është e pagoditshme”/ Rama zbulon dhuratën nga Turqia: Do marrim dronë kamikazë, mos të shqetësohet askush…

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 14:52
Kryeministri Edi Rama

Kryeministri Edi Rama në fjalën e tij në deklaratat e dhëna për mediat me presidentin Rexhep Tajip Erdogan ka thënë se Shqipëria do të marrë dronë kamikazë nga shteti turk.

Rama u shpreh se kjo dëshmon edhe njëherë se Shqipëria është e pagoditshme. Ai tha se nga ky zhvillim në fushën ushtarake, nuk duhet që të shqetësohet askush.

Edi Rama: Ne jemi shumë të interesuar dhe të përmbushur sot, pas konfirmimit të një etape të re në fuqizimin e industrisë ushtarake të Shqipërisë.

Unë e çmoj dhuratën e presidentit sot, në këtë kohë të trazuar, ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm, për t’i dhënë Shqipërisë një numër të konsiderueshëm dronësh kamikazë. Nuk duhet të shqetësohet askush. Dhurata mban një mesazh të qartë të Turqisë në raport me këtë marrëdhënie, që Shqipëria është e pagoditshme. Edhe ajo që ndodh në Ukrainë e në Gaza janë tragjedi me përmasa kolosale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat