Fillon ceremonia për inaugurimin e xhamisë së re të Namazgjasë, Rama dhe Erdogan të shoqëruar nga bashkëshortet

Shqipëria

Fillon ceremonia për inaugurimin e xhamisë së re të Namazgjasë, Rama dhe Erdogan të shoqëruar nga bashkëshortet

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 16:44
Foto ilustrim

Kryeministri Edi Rama dhe presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, të shoqëruar nga bashkëshortet janë të pranishëm në ceremoninë e inagurimit të xhamisë së Namazgjasë në Tiranë.

Të shumtë janë besimtarët myslimanë që janë të pranishëm në ceremoni.

Sipas agjendës, është parashikuar që në orën 16:30- 17:30, kryeministri Edi Rama dhe presidenti Recep Tayyip Erdogan do të inaugurojnë xhaminë e re.

Gjatë konferencës së përbashkët për media sot, Erdogan u shpreh se xhamia është një dhuratë nga Turqia për motrat dhe vëllezërit myslimanë në Shqipëri.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat