Kush është politikani i njohur që do arrestohet para Krishtlindjes? Nikoll Lesi zbulon detajet: Do ketë arrestim të…

Shqipëria

Kush është politikani i njohur që do arrestohet para Krishtlindjes? Nikoll Lesi zbulon detajet: Do ketë arrestim të…

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 18:02
Nikoll Lesi

Nikoll Lesi ka bërë një paralajmërim të bujshëm në një emision televiziv ku thotë se para Krishtlindjes do të arrestohet një politikan i nivelit të lartë që do të destabilizojë skenën aktuale politike.

Çfarë note do t’i vinit Altin Dumanit?

Sipas meje ka notën 10 siç mori nga votuesit që u shpall njeriu i vitit nga ‘Koha Jona’. Si institucion është mes 8 dhe 9. Nuk e vë dorën në zjarr nëse ka prokurorë me ndikim politik

Por në masë dërrmuese ka perceptim publik se më shumë votojnë SPAK se qeverinë, apo median a shoqërinë civile. Ka një perceptim publik, që uroj mos e zhgënjejë. Unë shoh dhe të njerëz që punojnë në shtet dhe kanë frikë të firmosin tendera.

Kjo tregon një efekt të kundërt, por që shteti ligjor vendoset me frikë. Që të jem i kujdesshëm të firmos se futem brenda. Më parë thoshte aman më fut te komisioni, tani nuk guxojnë.

Tani ka dhe budallenj, por shumica janë të kujdesshëm. SPAK ka një drejtues që është shumë korrekt. Që nuk do t’ia dijë fare për presionin. E njoh personalisht dhe nuk i hyn fare në sy presioni i mafies apo i politikës.

Nëse u refrohemi hetimeve të emrave të njohur, ka bërë SPAK ndonjë gabim? Për shembull te rasti i Berishës. Po fakt flitet për hetime të ish-çiftit Meta-Kryemadhi, nuk po ndodh gjë.

Para Krishtlindjes, nga informacione mediatike do ketë arrestim të madh, por nuk e di emrin. Kështu kam informacione të kryqëzuara. Nuk e thashë majtas a djathtas, por do trondisë skenë politike.

Do jetë surprizë?

Mos më kërko më tepër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat