Malkaj: Shqipëria nuk është më e shqiptarëve, pushteti po e ndan si plaçkë sipas interesit

Shqipëria

Malkaj: Shqipëria nuk është më e shqiptarëve, pushteti po e ndan si plaçkë sipas interesit

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 20:15
Mehdi Malkja

Aktori Mehdi Malkja në fjalën e tij në protestën kundër arrestimit politik të liderit të opozitës ëhstë shprehur se sot do të duhet të mendojmë se si ti shërojmë plagët Shqipërisë.

Malkja është shprehur se Shqipëria nuk është më  i shqiptarëve por është e pushtetit dhe poe përdorin ata sipas nevojave të veta.

"Si do t'i mjekojmë plagët dhe lotët, si do t'ja fshijmë Shqipërisë? Ne vijmë këtu dhe luftojmë ndërsa populli po fle: i morën Butrintin dhe 12 milje det në këtë vend, e merrni vesh se çfarë po ndodh me vendin tonë.

Saranda që ishte bukuroshja e bukurive u shumtua. Është derdhur shumë gjak dhe bërë shumë luftë për të çliruar Sazanin. Janë nja 30 mijë metra katror që i ka një gjeneral italian me dokumenta, janë bamirësa të mëdhenj këta trimat tonë.

Ne jemi zgjuar, por kur nuk arrijmë të zgjojmë të tjerët nuk e kemi bërë punën si duhet. Unë jam larguar në 1980 nga Memaliaj por do vit shkoj atje, nuk ka mundësi që njeriu mos ta dojë vendin e tij.

Shqipëria nuk është më e shqiptarëve, këtu shikon vetëm duke e grabitur nga pushteti, Rama nuk di se çfarë është atdheu dhe familja."

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat