Qeveria miraton projektvendimin, rritet paga për 6 mijë ushtarakë! Ja shifrat dhe kategoritë përfituese

Shqipëria

Qeveria miraton projektvendimin, rritet paga për 6 mijë ushtarakë! Ja shifrat dhe kategoritë përfituese

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 20:55
Ilustrim

Këshilli i Ministrave ka miratuar projektvendimin që përmirëson trajtimin financiar të personelit të Forcave të Armatosura nga ku përfitojnë rreth 6000 ushtarakë. Ky vendim përmirëson trajtimin financiar të personelit ushtarak, duke synuar forcimin e kapaciteteve kombëtare dhe përmirësimin e cilësisë së shërbimeve të Mbrojtjes Civile.

Sipas vendimit të qeverisë, 200 ushtarakë të personelit fluturues dhe mbështetës, do të përfitojnë deri në 100.000 lekë mbi pagën mujore. Për efektivët e Agjencisë së Inteligjencës, trajtimi financiar mbi pagën shkon deri në 20.000 lekë në muaj.

Për ushtarakët aktivë të strukturave të tjera, shtesa mbi pagën shkon deri në 70.000 lekë në muaj, duke përfshirë edhe ata ushtarakë që nuk e kanë përfituar më parë këtë shtesë.

Trajtim më të mirë financiar do të përfitojnë edhe kapacitete kombëtare si, forcat speciale, pilotët, inxhinierët dhe teknikët e mirëmbajtjes, njësia Cyber, dronët dhe forcat e dedikuara për emergjencat civile. Ky vendim vjen vetëm 4 muaj pas rritjes së pagave që u bë për kategori të caktuara të Forcave të Armatosura.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat