''Dhuratat'' dhe porositë e Erdogan/ Bushkolaj: Deklaratat nuk ishin të papritura për Ramën, të ishin bërë jashtë xhamisë

Shqipëria

''Dhuratat'' dhe porositë e Erdogan/ Bushkolaj: Deklaratat nuk ishin të papritura për Ramën, të ishin bërë jashtë xhamisë

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 21:25
Elkier Bushkolaj

Gazetari, Elkier Bushkolaj në një intervistë në Ora News u shpreh se deklaratat e Erdogan për Izraelin nuk ishin të papritura për Ramën por duhej të ishin bërë jashtë xhamisë.

Bushkolaj: Sot do duhej të ishte një ditë gëzimi pasi në fund të ditës Shqipëria ka një objekt kulti  me vlera për komunitetin mysliman që sot është edhe komuniteti më i madh në Shqipëri.

Sot për fat të keq nuk ishte një ditë e mirë për Shqipërinë sa i përket raporteve të saj të varësisë me fqinjët apo me shtetet e tjera.

Kur flasim për Turqinë ne kemi një raport shumë tjetër gati 5 shekullor për të paktën dekadën e fundit edhe shekullin e fundit kemi pasur raporte që kanë qenë në të tjera rrethana.

Është një aleat shumë i fuqishëm i Shqipërisë por sot për fat të keq kryeministri i vendit tim dhe presidenti i vendit tim mu dukën si ata krerët e shteteve të ish republikave sovjetike ku shkon kreu i Kremlinit i takon në kryeqytetet e tyre apo kur ata shkonë e takojnë Putinin në Kremlin.

Shqipëria është në një pozicion pak delikat në këtë histori pasi në fund të ditës ka një aleancë jetike me SHBA.

Unë nuk e besoj se ato ishin deklarata të papritura.

Ai e di mirë se cili është roli i Turqisë në atë rajon.

Do kishte qenë shumë më mirë që ajo deklaratë të ishte bërë në ambientet e kryeministrisë dhe jo në një objekt kulti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat