Hapja e xhamisë së Namazgjasë, Gurra: Plotësim i dinjitetit të munguar të myslimanëve

Shqipëria

Hapja e xhamisë së Namazgjasë, Gurra: Plotësim i dinjitetit të munguar të myslimanëve

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 22:31
Ylli Gurra

Ish-Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra i ftuar në emisionin ‘’Drejt’’ në Ora News u shpreh se hapja e xhamisë së Namazgjasë është plotësim i dinjitetit të munguar të myslimanëve.

Gurra: Është një moment që do ta quaja pa ekzagjerim një moment historik.

Unë e quaj dhe e vlerësoj si një pjesë dinjiteti i asaj kategorie apo atij komuniteti bashkësie besimtarësh në rastin konkret myslimanësh të cilët plotësojnë pjesën e dinjitetit të munguar dhe jo shumë shkurt por goxha gjatë.

Por nëse do të kthehemi në kërkesën e parë reale për një xhami jo të këtij kalibri por një xhami në kryeqytetin e Tiranës është saktësisht 10 qershor 1938.

Pra sot saktësish 86 vite ose mund të themi një shekull.

Dhe nga kjo e quaj plotësim i dinjitetit të munguar për dekada.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat