“Dronët kamikazë në Shqipëri pjesë e “lojës” së Erdogan”, ish-ambasadori: Rrethoi Serbinë!

Shqipëria

“Dronët kamikazë në Shqipëri pjesë e “lojës” së Erdogan”, ish-ambasadori: Rrethoi Serbinë!

Më: 10 tetor 2024 Në ora: 22:59
Ish-ambasadori Agim Nesho

Ish-ambasadori Agim Nesho ishte këtë të enjte i ftuar në një intervistë ku foli rreth vizitës së presidentit turk Rexhep Taip Erdogan dhe “dhuratave” të tij.

Presidenti turk Erdogan firmosi ditën e sotme tre marrëveshje me Shqipërinë, për arsimin, median dhe bujqësinë. Ai bëri gjithashtu inaugurimin e xhamisë më të madhe të Ballkanit, Xhaminë e Namazgjasë si dhe i dhuroi Shqipërisë dronë kamikaze.

Duke komentuar këtë të fundit, Nesho tha se kjo “është pjesë e lojës së Erdogan”. Ai tha se Erdogan i ka dhuruar dronë kamikaze edhe Bosnjës edhe Kosovën, ndaj shtypi ndërkombëtar sot shkruante se Serbia është e rrethuar me dronë kamikazë nga Turqia.

“Është pjesë e skenarit. Se kjo që ndodhi sot është shumë e rëndë për Ramën. Mendoni që jo më shumë se dy javë më parë, zoti Rama bënte thirrje, tregohej pro-izraelit, vajti dhe lexoi biblën e tyre me qeleshe në kokë, mori medaljen e nderit si mbrojtësi i hebrenjve në botë dhe tani arrin ën një politik 180 gradë kundër. Kjo tregon mos seriozitet. Tregon që ky njeri për të mbajtur pushtetin e tij mund të bëjë gjithçka. Së dyti tregon se ky njeri ka një ndërvarësi të fshehtë nga Erdogan.

Për mendimin tim dronët janë pjesë e kësaj loje. Turqit së pari hapin industrinë ushtarake në Shqipëri që është një fitore dhe mendohet se rritja e tregtisë mes dy vendeve do sjellë edhe investime direkte, ku janë 600 kompani turke që do të vijnë në Shqipëri mbi 15 mijë punonjës turq dhe shqiptar që do futen në vende pune. Prandaj është pjesë e marketingut.

Këto dronet kamikazë i dha edhe Bosnjës, me lementin gjeopolitik të mesazhit se Erdogani i dha gjithë botës sepse i dha Bosnjës, i dha Kosovës e sot i dha Shqipërisë dhe sot shtypi ndërkombëtar shkruante se Serbia është e rrethuar nga dronet”,-tha Agim Nesho

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat