Bushati: Shteti shqiptar ka përkulur kurrizin para Erdoganit

Shqipëria

Bushati: Shteti shqiptar ka përkulur kurrizin para Erdoganit

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 00:37
Gazetari Andi BushatI

Gazetari Andi Bushati thotë se shteti shqiptar është përkulur para pushtetit të presidentit turk, Erdogan. Bushati solli rastin e mbylljes së Kolegjit “Mehmet Akif”, dy vjet më parë.

"Problemin e ndikimit të Erdoganit edhe mbi çështjet fetare e shoh në një pikturë më të madhe. Shteti shqiptar ka përkulur kurrizin para Erdoganit. Shteti shqiptar ka mbyllur shkolla. Nuk thonë as Gyleni, këtë ia shesin Erdoganit.

Shteti shqiptar është sanksionuar edhe nga këshilli i të drejtave të njeriut në OKB edhe nga Amnesty International për ekstradimin e të ashtuquajturve gylenistë.

Në politikën tonë të brendshme dhe të jashtme ndihet një gjurmë arrogante e presionit dhe trysnisë së Erdoganit'".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat