Puna në qendrat e emigrantëve në Gjadër ka përfunduar.
Sipas mediave italiane këto kampe, që do të menaxhohen nga qeveria italiane pritet të jenë funksionale javën që vjen.
Sipas TgCom, kampi i Gjadrit është dorëzuar të mërkurën dhe janë duke u bërë përgatitjet e para.
“Brenda një jave ambientet do të hapen për të akomoduar personat e parë që do t’i nënshtrohen procedurave të përshpejtuara kufitare”, shkruan media italiane.