“Mosbindja civile e 7 tetorit do të përshkallëzohet”- Klevis Balliu: Në burg janë protestuesit, nuk vazhdohet kështu!

Shqipëria

“Mosbindja civile e 7 tetorit do të përshkallëzohet”- Klevis Balliu: Në burg janë protestuesit, nuk vazhdohet kështu!

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 12:19
Foto ilustrim

Klevis Balliu tha se protesta që nisi më 7 tetor do të vazhdojë, madje do të përshkallëzohet.

Në fjalën e tij në protestën para bashkisë së Tiranës, ai tha se sot në burgje janë qytetarë dhe protestues dhe jo zyrtarët e lartë që janë kapur me korrupsion.

Balliu u shpreh se Sali Berisha është në arrest shtëpie pa asnjë fakt dhe prove.

Kemi disa ditë që protestojmë këtu, por që të gjithë edhe këta efektivë që kanë marrë urdhrin janë mbledhur sot, me një frikë se mos vazhdon apo nuk vazhdon data 7. Data 7 do vazhdojë dhe do përshkallëzohet përderisa ju nuk dëgjoni zërin e qytetarëve.

Çdo protestë kudo që bëhet, duhet të përshkallëzohet. Është koha që ta rikthejmë Shqipërinë në shinat e demokracisë. Nuk vazhdohet më, kur qeveria thotë nuk pyes për kushtetutën”, tha ndër të tjera Balliu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat