Erdogan në Tiranë, Sejamini: Vizitë normale, ja pse bëhet zhurmë në Ballkan

Shqipëria

Erdogan në Tiranë, Sejamini: Vizitë normale, ja pse bëhet zhurmë në Ballkan

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 17:16
Erdogan në Tiranë, Sejamini: Vizitë normale, ja pse bëhet zhurmë në Ballkan

Analisti Neritan Sejamini në rubrikën “Opinion” në News24 duke komentuar vizitën e Presidentit turk, Rexhep Tajip Erdogan në Tiranë, tha se në Ballkan konsumohet shumë politikë dhe kur lidhet feja me politikën, bëhet shumë zhurmë.

Sejamini e konsideroi një vizitë normale, një nga shumë vizitat e shumta në Rajon apo në Shqipëri, nëse e zhvesh nga ajo zhurma që ndodh në Ballkan.

“Xhamia ishte e përfunduar por për shkak të ndërhyrjes së Turqisë në këtë çështjes, pati vonesa. U tha se do na jepeshin dronë, në fakt Shqipëria ka blerë dronë nga Turqia. Edhe Kosova ka marrë armatime, pra as këtu s’ka ndonjë të re.

Qeveria turke ka financuar, por edhe ka ndërhyrë, në çështjen e xhamisë së Namazgjasë, se kush duhet të jetë dhe kush jo, kush duhet ta drejtojë. Kjo është një çështjes e Komunitetit Mysliman Shqiptar, por kemi pasur ndërhyrje nga Turqia”, tha Sejamini.

Ai tha se preferonte që kjo çështje të mbetej si një çështjes e brendshme brenda KMSH.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat