Në 15 tetor, Shqipëria do të hapë negociatat me BE për kapitujt themelorë. Takimi i dytë i Konferencës Ndërqeveritare do të mbahet në Luksemburg.
Teksa na ndajnë pak ditë nga mbajtja e konferencës, Këshilli i Evropës ka publikuar dhe kapitujt të cilët do të diskutohen.
Grupkapitulli i parë përfshin gjyqësorin, drejtësinë, prokurimet publike, kontrolli financiar, administrata publike dhe funksionimi i institucioneve demokratike.
Funksionimi i institucioneve demokratike
Reforma e administratës publike
Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore
Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria
Kriteret ekonomike
Kapitulli 5 – Prokurimi publik
Kapitulli 18 – Statistikat
Kapitulli 32 – Kontrolli financiar
Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike, të cilat janë : Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.
Negociatat për grupin “Bazë” hapen të parat dhe dhe mbyllen të fundit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.
Data për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri u konfirmua nga Presidenca Hungareze e Këshillit të Bashkimit Europian gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Budapest, ku u takua me Viktor Orban.