Konferenca e dytë ndërqeveritare, më 15 tetor/ Publikohen kapitujt që do të diskutohen

Shqipëria

Konferenca e dytë ndërqeveritare, më 15 tetor/ Publikohen kapitujt që do të diskutohen

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 20:23
Konferenca

Në 15 tetor, Shqipëria do të hapë negociatat me BE për kapitujt themelorë. Takimi i dytë i Konferencës Ndërqeveritare do të mbahet në Luksemburg.

Teksa na ndajnë pak ditë nga mbajtja e konferencës, Këshilli i Evropës ka publikuar dhe kapitujt të cilët do të diskutohen.

Grupkapitulli i parë përfshin gjyqësorin, drejtësinë, prokurimet publike, kontrolli financiar, administrata publike  dhe funksionimi i institucioneve demokratike.

Funksionimi i institucioneve demokratike

Reforma e administratës publike

Kapitulli 23 – Gjyqësori dhe të drejtat themelore

Kapitulli 24 – Drejtësia, liria dhe siguria

Kriteret ekonomike

Kapitulli 5 – Prokurimi publik

Kapitulli 18 – Statistikat

Kapitulli 32 – Kontrolli financiar

Pas prezantimit të metodologjisë së rishikuar për negociatat e anëtarësimit në vitin 2020, kapitujt negociues ndahen në gjashtë grupime tematike, të cilat janë : Tregu i brendshëm; Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse; Axhenda e gjelbër dhe lidhje e qëndrueshme; Burimet, bujqësia dhe kohezioni; dhe marrëdhëniet e jashtme.

Negociatat për grupin “Bazë” hapen të parat dhe dhe mbyllen të fundit. Progresi në këtë grup do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të negociatave mes Shqipërisë dhe Bashkimit Evropian.

Data për mbajtjen e konferencës së dytë ndërqeveritare BE-Shqipëri u konfirmua nga Presidenca Hungareze e Këshillit të Bashkimit Europian gjatë vizitës së kryeministrit Edi Rama në Budapest, ku u takua me Viktor Orban.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat