Berisha: Beteja jonë pa kthim do përmbysë regjimin e organizatave kriminale në qeveri, parlament, narkopolici, narkodrejtësi

Shqipëria

Berisha: Beteja jonë pa kthim do përmbysë regjimin e organizatave kriminale në qeveri, parlament, narkopolici, narkodrejtësi

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 20:32
Sali Berisha

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha është ndalur te aksioni i opozitës, duke theksuar se kjo betejë pa kthim do të përmbysë regjimin e organizatave kriminale shtetërore.

‘Beteja jonë pa kthim merr përsipër të përmbysë regjimin e organizatave kriminale shtetërore në qeveri, parlament, narkopolici, narkodrejtësi’, u shpreh Berisha gjatë fjalë së tij në tubimin qytetar që zhvillohet te ‘Rruga e Shpresës’.  

Berisha: Mirëmbrëma dhe përshëndetjet më të përzemërta, mirënjohjen më të pakufishme ju, guximtareve dhe guximtarëve, qëndrestarëve të pamposhtur, mbrojtësve të kauzës së drejt të ccdo qytetari shqiptar. Një mirënjohje të thellë oratorëve të kësaj platforme që shpërndajnë ccdo natë fjalë të vërteta, që ky regjim bën gjithccka ti fshehë dhe censurojë.

Një përshëndetje të përzemërt, qëndrestarëve tonë në komisariate dhe kudo që ndodhen dhe shërim të shpejtë zoti Emini, nga plagët që mori nga një barbar që donte te digjte protestuesit të gjallë. Përshëndetje protestuesve pra bashkisë së Tiranës, të cilët të pamposhtur në protestën e tyre, nuk heqin dorë kurrë pa largimin e kryehajdutit të Tiranës, e njeriut më të shpifur që ka patur ajo ndërtesë ndonjëherë, Erion Vjedhësit apo lali vjedhësit.

Beteja jonë pa kthim është betejë e historisë, është betejë në të cilën një gjeneratë e ngritur në këmbë merr përsipër të përmbysë diktaturën e bazuar në krimin, drogën dhe vjedhjen e qytetarëve, të vetmen në Europë. Të përmbysë regjimin e organizatave kriminale shtetëtore në qeveri, parlament, narkopolici, narkodrejtësi dhe institucione të tjera.

Merr përsipër pra, të shpëtojë Shqipërinë dhe ta rivendosë atë në rrugën e zhvillimit, në rrugën e shtetit ligjor, rrugën e begatimit. Merr përsipër para së gjithash, pasuritë e kësaj toke të bekuar, ti zhndërrojë në mirësi, begati, për qytetarët e saj. Qytetarët më të vjedhur në Europë dhe ndër më të vjedhurit në botë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat