Ngjela reagon për vizitën e Erdoganit: Shqipëria duhet të ruajë laicitetin e shtetit

Shqipëria

Ngjela reagon për vizitën e Erdoganit: Shqipëria duhet të ruajë laicitetin e shtetit

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 21:34
Spartak Ngjela

Avokati Spartak Ngjela duke komentuar ardhjen e presidenti turk Rexhep Tayip Erdogan në Shqipëri, tha se është në interesin e Shqipërisë që të ketë marrëdhënie të ngushta me Turqinë.

Në një intervistë për një emision televiziv, Ngjela shtoi se inaugurimi i një objekti fetar nga dy komponentë politikë ishte diçka e gabuar pasi shteti shqiptarë është laik.

“Sa më e ngushtë të jetë marrëdhënia me Turqinë, aq më mirë është për Shqipërinë. Ai ka vite që  është mik i ngushtë me popullin shqiptar. Janë miliona shqiptarë në Turqi,. Historia jonë ashtu ka qenë, sot nuk kemi asgjë me ta. Jemi miq. Çdo kryeministër e ka detyrë politike të tregojë të vërtetën e miqësisë me Turqinë.

Ai bërë një vizitë, se ngritën një xhami. Nuk është normale për logjikën tonë të modernizmit, nuk merret shteti me fenë. Ai e ka bërë si një shtet mik. Por s’mund të shkojë kryeministrin e një vendi me kryeministrin e një vendi tjetër të inaugurojnë një objekt fetar. Shteti shqiptar është laik”, tha Ngjela.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat