Koçiu në takimin e ministrave të G7 në Itali: Mbulim i plotë i shërbimeve shëndetësore dhe sociale për të moshuarit në nevojë

Shqipëria

Koçiu në takimin e ministrave të G7 në Itali: Mbulim i plotë i shërbimeve shëndetësore dhe sociale për të moshuarit në nevojë

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 21:50
Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu mori pjesë në takimin e Ministrave të G7 për shëndetësinë, ku theksoi rëndësinë që po merr moshimi aktiv për shëndetin në përgjithësi, por edhe për mirëqenien mendore, emocionale dhe sociale.

Në një postim në rrjetet sociale, Koçiu tha se “që prej vitit 2015, Shqipëria po zbaton me sukses Programin e Kontrollit Shëndetësor Bazë falas për të gjithë qytetarët e moshës 35 deri në 70 vjeç, i cili mundëson parandalimin dhe evidentimin e hershëm të sëmundjeve”.

Gjithashtu, tha Koçiu, me zbatimin e Planit tonë të parë Kombëtar të Veprimit mbi Moshimin, kemi prezantuar një grup të plotë masash dhe veprimesh me synimin të sigurojnë një jetë të gjatë dhe të shëndetshme dhe të ofrojnë mbulim të plotë të shërbimeve shëndetësore dhe sociale për individët e moshuar në nevojë.

Në takimin e ministrave të G7 për shëndetësinë midis 12 shteteve të pranishme u diskutua mbi arkitekturën globale të shëndetit dhe gatishmërinë ndaj pandemive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat