A ka ndërhyrë Edi Rama në planin për xhaminë e Namazgjasë? Zaimi: Kryeministri nuk ka qenë dakord, por…

Shqipëria

A ka ndërhyrë Edi Rama në planin për xhaminë e Namazgjasë? Zaimi: Kryeministri nuk ka qenë dakord, por…

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 22:02
Ali Zaimi

Janë zbardhur detaje të tjera lidhur me xhaminë e Namazgjasë, e cila u inaugurua të enjten në prani të Presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe Kryeministrit Edi Rama, por edhe disa mijëra besimtarëve myslimanë që morën pjesë.

Në emisionin “Log.” të gazetarit Endri Xhafa, në News24, Ali Zaimi, ish-Drejtor i Medresesë së Tiranës, zbuloi një detaj të pathënë më parë, se projektuesi i xhamisë është gjetur në internet dhe është kontaktuar në 2012 në Bosfor, e më pas projekti i paraqitur i është dorëzuar KMSH-së.

I pyetur nga drejtuesi i emisionit, gazetari Endri Xhafo, nëse Edi Rama ka ndërhyrë ose jo në projekt, Zaimi tha se në projekt nuk është ndërhyrë, pavarësisht se mund të jetë diskutuar mes Kryeministrit dhe Presidentit të Turqisë.

“Ne duke shpejtur për të gjetur sa më parë projektin, këtë zotërin që bëri projektin e gjetëm në internet, e vizituam në zyrë dhe i thamë që duhet të bëjmë një xhami. Biseduam me të, ka qenë rreth vitit 2012. Na tregoi se bënte xhami klasike, por ne i kërkuam edhe motive nga Ballkani. Ai donte një vit për projektin. Mbetëm tek ky variant që është sot. Fillimisht ai solli vetëm projekt idenë, dhe nuk kërkoi pagesë, më pas mblodhëm donacionet. Zoti Rama nuk ka ndërhyrë, nuk ka qenë dakord për këtë projekt, por për hatër të zgjedhjes së KMSH, ai ra dakord’, tha Zaimi.

Ndërsa Genti Kruja, Sekretar i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar i Shqipërisë, tha se ndërhyrja e vetme ka të bëjë me zgjerimin e disa hapësirave.

Ai tha se Turqia ka qenë pretendente për ndërtimin e xhamisë që në 1993, kur është hedhur ideja. Kruja tha se janë mbledhur fonde edhe në xhamitë e Turqisë përgjatë faljeve të së premtes nga besimtarët, për ndërtimin e kësaj xhamie.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat