Krijoi partinë ‘Mundësia’, Agron Shehaj: Është projekt afatgjatë!

Shqipëria

Krijoi partinë ‘Mundësia’, Agron Shehaj: Është projekt afatgjatë!

Më: 11 tetor 2024 Në ora: 23:20
Deputeti Agron Shehaj

Deputeti Agron Shehaj, i cili ka krijuar partinë më të re të quajtur ‘Mundësia’ ka thënë në emisionin ‘Log.’ të gazetarit Endri Xhafo në News24, se është projekt afatgjatë.

Ai tha se njerëzit do t’i kenë nga pas në momentin që do t’i bindin se janë të besueshëm për një qeveri të pakorruptuar.

“Kundër kësaj qeverie fitohet me besim. Në momentin që do i bindim qytetarët që jemi të besueshëm për një qeveri të pakorruptuar njerëzit do vijnë nga pas. Është një projekt afatgjat. Nëse situata është shumë e rëndë zgjidhja nuk mund të vijë nga dita në ditë. Rasti më i keq për ne do të jetë se do të duhet shumë më shumë punë”, tha ai.

Shehaj u shpreh se në zgjedhjet e vitit të ardhshëm, synimi minimal i ‘Mundësia’ është krijimi i një grupi parlamentar në Kuvend.

“Do të isha qesharak nëse do të thosha se në zgjedhjet e ardhshme do të fitojmë. Ne kemi synim të vijmë në pushtet, por jemi të vetëdijshëm se kjo do punë dhe kohë. Kemi një qëllim shumë ambicioz në zgjedhjet e ardhshme dhe sipas analizave tona, jemi sot që flasim partia e dytë opozitare pas PD dhe synojmë minimalisht të krijojmë një grup parlamentar”, tha ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat