Pranoi të marrë mandatin e Salianjit/ A do ti bashkohet ‘mosbindjes civile? Ja si përgjigjet Andrea Mano

Shqipëria

Pranoi të marrë mandatin e Salianjit/ A do ti bashkohet ‘mosbindjes civile? Ja si përgjigjet Andrea Mano

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 14:57
Andrea Mano

Andrea Mano, i cili ka marrë mandatin e deputetit të demokratit Ervin Salianji, i cili ndodhet në burgun e Fierit, në një deklaratë për mediat theksoi se tashmë është në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë.

“Unë jam në fazën që kam marrë një shkresë nga KQZ për marrjen e mandatit si deputeti i Korçës, e kam pranuar, kam plotësuar dhe shkresat e nevojshme. Jam në pritje të marrjes zyrtarisht të mandatit nga parlamenti i Shqipërisë. Unë jam deputet i PD dhe sigurisht që i bashkohem grupit parlamentar të PD”, tha ai për mediat.

Pyetjes a do ti bashkoheni aksionit opozitar për mosbindje civile Mano përgjigjet:

"Pas dorheqjes unë kam bërë një akt revolte, thirje për reflektim të gjithë PD ndaj ish kryetarit të PD. Dorheqja ime dhe e një pjese të madhe e anëtarëve të kryesisë dhe më pas e 280 demokratëve që kanë ikur ka qenë një protestë ndaj ish kryetarit të PD por jo ndaj Partisë Demokratike.

Sigurisht që ne kemi qënë pjesë e proçeseve reformuese në PD të cilat fatkeqësisht nuk shkuan ashtu si ne e mendonim,sepse një pjesë e inturazhit të vjetër politik të zotrisë që iku nga kryetar partie, ju ribashkuan më tej PD por ne vazhdojmë që të jemi, ashtu si unë, edhe njerzit që kanë ikur, nuk kanë ikur nga PD por nga funksionet drejtuese që kanë patur, kanë qënë anëtarë kryesie, drejtues senksionesh,dhe grup senksionesh por e kanë dhënë kontributin si anëtarë partie".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat