Meta në Samitin e Shkupit: Domosdoshmëri, ngushtimi i hendekut midis politikave dhe njerëzve

Shqipëria

Meta në Samitin e Shkupit: Domosdoshmëri, ngushtimi i hendekut midis politikave dhe njerëzve

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 15:07
Ilir Meta

Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ndodhet në Shkup të Maqedonisë së Veriut, aty ku po mbahet Samiti “World Changers Balkan”.

"Kënaqësi e veçantë të merrja pjesë sot në Shkup në punimet e "World Changers Balkan Summit", ku të pranishëm ishin shumë personalitete të rajonit dhe Europës.

Në panelin me temë "Qeverisja bashkëpunuese: Ndërlidhja e politikave dhe njerëzve" theksova ndër të tjera domosdoshmërinë e ngushtimit të hendekut midis politikave dhe njerëzve.

Kur njerëzit ndjejnë se zëri i tyre dëgjohet dhe kontributet e tyre vlerësohen, ata janë më të prirur të mbështesin dhe të angazhohen me politikat e zbatuara.

Duke ngushtuar hendekun midis politikave dhe njerëzve, ne mund të krijojmë një sistem qeverisjeje më gjithëpërfshirës, të përgjegjshëm dhe efektiv. Le të përqafojmë këtë model dhe të punojmë së bashku për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për të gjithë", shprehet Meta teksa publikon dhe momente nga fjalimi i mbajtur në samitin e Shkupit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat