Artan Hoxha publikon pjesë nga materiali i dorëzuar në SPAK, si komunikuan gardistët në 21 Janar para se të hapnin zjarr

Shqipëria

Artan Hoxha publikon pjesë nga materiali i dorëzuar në SPAK, si komunikuan gardistët në 21 Janar para se të hapnin zjarr

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 18:33
Artan Hoxha publikon pjesë nga materiali i dorëzuar në SPAK, si komunikuan gardistët në 21 Janar para se të hapnin zjarr

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në studion e emisionit “Kjo Javë” është rikthyer edhe një herë te protesta famëkeqe e 21 Janarit 2011, duke zbuluar në mënyrë ekskluzive një audio të regjistruar mes gardistëve në godinën e Kryeministrisë.

Ai u shpreh se komunikimi mes pjesëtarëve të gardës është kryer përmes një kanali të veçantë komunikimi, ndërsa tregoi se ky material është pjesë e materialit të plotë të dorëzuar në SPAK.

Deri tani ka dalë vetëm një audio 40-50 sekonda. Është pjesa e urdhrave për vrasjet. Materiali i ri që del sot është para vrasjeve. Është pjesë e materialit të dorëzuar në SPAK. Pjesëtarët e gardës komunikojnë përmes një kanali të veçantë. Tregohet pikërisht momenti kur nisin të gjuajnë në ajër me fishekë manovër. Kjo dëshmon se cdo gjë është bërë me urdhër. Në audio është Ndrea Prendi dhe Dashamir Shehu. Nuk kanë marrë vendime gardistët atë ditë. Nuk mund të thuhet sot se situata i ka dalë nga kontrolli. Ai i kërkon Dashamir Shehit që nëse kalohet gardhi protestuesit do asgjësohen. Janë të përgatitur për të bërë vrasjet. Vrasjet ishin në gjakftohtës.

Regjistrimi është 4 minuta para se të ndodhnin vrasjet. Publikimi i audio-regjistrimit tregon se drejtuesit e Gardës e kanë pasur në kontroll situatën dhe gjithçka është bërë më urdhër të tyre, pra nuk ka ndodhur spontanisht. Së dyti, tregon se ata kanë qenë shumë gjakftohtë, sepse urdhrat kanë ardhur në mënyrë graduale. Audiopërgjimi tregon se momenti i vrasjes është parapërgatitur. 4 minuta përpara është dhënë urdhër që do të asgjësohen nëse kalojnë gardhet. Viktimat janë jashtë rrethimit të kryeministrisë. Vrasjet kanë ndodhur kur intensiteti i protestës kishte rënë dhe në bulevard ndodheshin vetëm 20% e protestuesve të ardhur”,u shpreh Hoxha.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat