“Deputet tjetër socialist në SPAK” / Spahiu zbulon detajet e bujshme: 3 arsye pse do vazhdojnë disa arrestime

Shqipëria

“Deputet tjetër socialist në SPAK” / Spahiu zbulon detajet e bujshme: 3 arsye pse do vazhdojnë disa arrestime

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 19:04
Kreshnik Spahiu

Kreshnik Spahiu komentoi në  një emision televiziv  pasditen e sotme edhe lënien e mandatit të deputetit socialist Jurgis Çyrbja që është në hetim nga SPAK për kohën kur ishte drejtor i kadastrës në Durrës. Spahiu mendon se SPAK do vijojë me goditjet majtas në kampin e socialistëve.

Kjo pasi PS ka 11 vite në pushtet, KLSH që ka dorëzuar shumë dosje dhe nga ana tjetër marrëdhëniet e mazhorancës me amerikanët janë krisur.

‘Çyrbja ka qenë drejtor hipoteke i Durrësit. Hipoteka e Durrësit, Vlorës Sarandë ka qenë objekti i krimit të organizuar. Me presion tek administrata e hipotekave ka futur konflikt kombëtar deri në vëlla vrasje. Sot Gjiri i Lalëzit apo pjesë të tjera bregdetit në Durrës apo Vlorë, Borsh apo Himarë janë pjesë e zaptimit të grupeve kriminale të bandave. Sipas denoncimeve ti hiqet mandati. Dorëheqja nuk ka qenë me vullnet. Do ketë dhe arrestime të tjera majtas. Kanë 11 vite në pushtet. Në disa vite pa u krijuar SPAK kanë vepruar pa u ruajtur. Anarkiste.

Krimet e tyre i kanë bërë pa u kujdesur kanë lënë gjurmë. Si pasojë e çdo denoncimi shumë e thjeshtë i provohen veprat penale. Numri i denoncimeve është rritur shumë. KLSH dorëzon më shumë dosje. Marrëdhëniet e SHBA që janë mentori i SPAK nuk janë më të mirat me PS. Ka një lloj krisje të amerikanëve me PS. Shumë drejtor hipotekash i gjen shkelje. Janë grisur regjistra. Problemi që prokuroria funksionon me bazë denoncimesh. Mendoj përveç Çyrbja që ra në rrjetë do ketë dhe të tjerë.’

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat