Mb*yti gruan në prani të fëmijëve, Toçi dëshmon 3 orë para hetuesve: Nuk di ta shpjegoj pse e bëra!

Shqipëria

Mb*yti gruan në prani të fëmijëve, Toçi dëshmon 3 orë para hetuesve: Nuk di ta shpjegoj pse e bëra!

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 22:42
Ilustrim

Tre ditë më parë, 30-vjeçari shqiptar Lulzim Toci, mbyti bashkëshorten e tij, Eleonora Toci, teksa ndodheshin në shtrat dhe fëmijët e tyre ishin të pranishëm në shtëpi.

Vrasja ndodhi në orët e para të mëngjesit në San Felice a Cancello, Caserta, Itali dhe ka tronditur komunitetin lokal dhe më gjerë. Ata ishin divorcuar, teksa tashmë ishin rikthyer sërish bashkë dhe viktima kishte vetëm pak kohë që kishte shkuar në Itali.

Ditën e sotme, Lulzim Toçi ka pranuar krimin para hetuesve, por kur është pyetur për arsyen, nuk ka patur një shpjegim.

“Nuk di ta shpjegoj se e bëra”, mësohet të ketë thënë ai, sipas mediave italiane.

Gjatë marrjes në pyetje, e cila zgjati rreth 3 orë në burgun Santa Maria Capua Vetere, ku 30-vjeçari ndodhet i mbyllur që prej të mërkurës, Toçi konfirmoi atë që deklaroi në prokurori Iolanda Gaudino përpara karabinierëve që e kishin arrestuar disa orë pas krimit.

I riu i cili punonte në bujqësi, me ndihmën e një përkthyesi, përsëriti se e kishte mbytur me duar të zhveshura në dhomën e gjumit, me siguri ndërsa fëmijët ishin duke fjetur. Por ai nuk ishte në gjendje të zbulonte asgjë për arsyet.

Avokati i tij, Orlando Sgambati, pritet të bëjë kërkesë për caktimin e një konsulenti për vlerësimin psikiatrik.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat