Lita: Partitë e reja, parti inati, janë bashkuar kundër Berishës, Bashës dhe politikës së vjetër

Shqipëria

Lita: Partitë e reja, parti inati, janë bashkuar kundër Berishës, Bashës dhe politikës së vjetër

Më: 12 tetor 2024 Në ora: 22:44
Lavdrim Lita

Përmes një interviste në Ora News, gazetari Lavdrim Lita tha se ndarjet e reja dhe krijimi i partive në kahun e PD-së tashmë është bërë një çështje interesash.

Ai tha se partia e re e krijuar “Djathtas” është një parti inati dhe jo një parti për të frymëzuar një vrull popullor dhe për të mbledhur të djathtën.  

Lita: Kemi të bëjmë me një ndarje të PD-së në disa parti dhe interesa. Sipërmarrja e fundit është e qartë që është një parti anti Berishë dhe anti së majtës. Është një parti inati dhe jo një parti për të frymëzuar një vrull popullor dhe për të mbledhur të djathtën. Është në vazhdën e partive të tjera që janë anti, si Patozi, Murrizi apo Topalli.

Zakonisht partitë e inatit zgjasin sa zgjat inati i personave që janë brenda. Është një parti që thotë se është anti berishistë dhe është një magnet votat, por nuk përfaqëson pronarët apo interesat e konservatorëve për ndryshimin e qeverisjes. Është një parti inati pas bashkimit të disa njerëzve që janë bashkuar kundër Berishës, Bashës dhe politikës së vjetër.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat