Vizitat Shqipëri-Beograd-Moskë, eksperti Osmani: Ja çfarë mesazhi po jep Erdogan

Shqipëria

Vizitat Shqipëri-Beograd-Moskë, eksperti Osmani: Ja çfarë mesazhi po jep Erdogan

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 08:43
Recep Tayyip Erdoga

Kreshnik Osmani, ekspert i gjeopolitikës, u shpreh në emisionin “Review” se mesazhet e dërguara nga presidenti turk Recep Tayyip Erdogan gjatë vizitës së tij në Shqipëri ishin shumë të rëndësishme.

Ai theksoi se Erdogan kishte për qëllim të përcillte mesazhe politike dhe fetare për lojtarët kryesorë në skenën ndërkombëtare, përfshirë Amerikën, Izraelin, Athinën dhe Rusinë.

Osmani vuri në dukje se Shqipëria është në një moment gjeopolitik të rëndësishëm, ku po ndryshojnë ekuilibrat gjeo-strategjik në Lindjen e Mesme.

Ai tha se itinerari i Erdogan-it, i cili përfshin Tiranën, Beogradin dhe Moskën, tregon se vizita e tij në Beograd do të ketë një domethënie të veçantë, e cila do të kuptohet më mirë pas takimit të tij në Moskë.

“Mesazhet që përcolli Erdogan ishin të shumta. Fillimisht erdhi për të përcjellë mesazhe politike dhe fetare. Mesazhet politike ishin për Amerikë, Izraelin, Athinën, Rusinë, gjithë lojtarët. Jemi në një moment gjeo-politik shumë të rëndësishëm ku po kalon planeti, ku po ndryshohen ekuilibrat gjeo-strategjik në Lindjen e Mesme. Mesa duket, zoti Erdogan, po të kuptosh intenerarin e tij, do shohësh që është Tiranë, Beograd, Moskë. Unë mendoj që vetëm kur të përfundojë takimin e tij në Moskë, do kuptojmë se çfarë domethënie kishte vizita e tij në Beograd. Ndalesa në Shqipëri, fijet në Beograd dhe ndalesa në Moskë. Mesazhet ishin të shumta. Shqiptarët duhet të dinë që ka një problem për marrdhëniet Turqi-Gylen. Në Shqipëri duhet të kuptojmë kush është i zoti i vendit, në Shqipëri zot janë shqiptarët. Kemi nevojë të korigjojmë marrëdhëniet tona më Turqinë dhd të mos shndërrojmë në marrdhënie strategjike për interesa politike. Ndërhyrja e interesave politike ka shkatërruar pastërtinë religjoze,” –tha eksperti i gjeopolitikës, Osmani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat