Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 45-vjeçarja me dy emra e akuzuar për trafik droge!

Shqipëria

Pjesë e një organizate kriminale, arrestohet 45-vjeçarja me dy emra e akuzuar për trafik droge!

Më: 13 tetor 2024 Në ora: 09:54
Foto ilustrim

Një 45-vjeçare nga Durrësi është vënë në pranga për llogari të autoriteteve italiane, të cilat e akuzojnë për trafik droge si pjesë e një organizate kriminale në vendin fqinj.

Policia e Shtetit thotë se gruaja me dy emra u vu në pranga në kuadër të operacionit të koduar “Operacionalja 19”, ndërsa pritet që ajo të ekstradohet në Itali.

Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Njoftimi: 

Finalizohet një tjetër operacion nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në Departamentin e Policisë Kriminale në DPPSh, për kapjen e personave të shpallur në kërkim ndërkombëtar.

“Operacionalja 19” çon në pranga një 45-vjeçare, e akuzuar për pjesëmarrje në organizatë kriminale në Itali, për trafikim të lëndëve narkotike.

Si rezultat i informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore për vendndodhjen e një shtetaseje të shpallur në kërkim ndërkombëtar për llogari të Italisë, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale, gjatë operacionit policor të koduar “Operacionalja 19”, kapi në qytetin e Durrësit dhe vuri në pranga, me qëllim ekstradimi, shtetasen E.Sh., alias E.Sh., 45 vjeçe, lindur dhe banuese në Durrës.

Gjykata e Bolonjës i ka caktuar kësaj shtetaseje masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Trafikimi i narkotikëve”, kryer në kuadër të organizatës kriminale.

Vijon bashkëpunimi ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Romës, për ta ekstraduar këtë shtetase në Itali.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat